E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestohet një person në Ferizaj pasi qëlloi me armë në dasmë, sekuestrohen katër...

Arrestohet një person në Ferizaj pasi qëlloi me armë në dasmë, sekuestrohen katër armë zjarri 

Një burrë 57-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë një dasme në fshatin Greme. Policia ka sekuestruar katër armë zjarri, përfshirë dy pistoleta dhe dy pushkë gjuetie, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për mbajtje të paautorizuar të armëve dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht rreth orës 13:00, kur Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, S.A. (57), janë gjetur 50 gëzhoja dhe janë sekuestruar një pistoletë dhe një pushkë gjuetiem transmeton Klankosova.tv.

Hetimet kanë vazhduar edhe ditën e nesërme, më 3 gusht, ku ka rezultuar se ishin përdorur edhe armë të tjera që nuk ishin paraqitur fillimisht. I dyshuari ka dorëzuar edhe dy armë të tjera: një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, të cilat po ashtu janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për shmangien e përdorimit të armëve në festa, duke paralajmëruar për pasojat e rënda që mund të sjellin të shtënat me armë.

The post Arrestohet një person në Ferizaj pasi qëlloi me armë në dasmë, sekuestrohen katër armë zjarri  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT