Një person me inicialet S.R, është arrestuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, raporton Gazeta Sinjali.
I njëjti dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në protestat e majit të vitit 2023.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.
S.R. është në mesin e dhjetëra të arrestuarve për trazirat në Zveçan para tri vjetësh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


