Një i mitur 14-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, nën dyshimin për vjedhjen e dy çantave të dorës nga dy shtetas të ndryshëm, ku ndodheshin shuma parash.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur në dy data të ndryshme, ndërsa gjatë kontrollit janë sekuestruar rreth 600 euro dhe një monopatinë që dyshohet se është blerë me paratë e vjedhura.
Materialet e rastit janë dërguar në prokurori për procedura të mëtejshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


