E martë, 12 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestohet një i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e cila ndodhi ditë më parë në Baicë të Lipjanit.

I dyshuari T.K ra në prangat e policisë pas një angazhimi intensiv hetimor, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë”, deklaroi ajo.

Kjo ngjarje kishte tronditur Kosovën.

Trupi i pajetë i viktimës, Enver Bajraktarit, ishte gjetur i varrosur në një arë të misrit.

Deri më tani ende janë të paqarta motivet të kësaj ngjarje makabre./ Klankosova.tv.

Detaje ekskluzive nga rasti i rëndë në Lipjan: Enver Bajraktari u gjet i vdekur dhe i varrosur

The post Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT