Një 28-vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë, dhe sipas policisë, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike, një shumë të konsiderueshme të parave dhe një thikë.
Por, sipas policisë, i dyshuari ka rezultuar po ashtu se ishte në kërkim policor, transmeton Klankosova.tv.
“Sot nga njësitë policore të stacionit të Veriut në Prishtinë, është ndaluar një person M.S, 28 vjeç, për kontroll rutinë, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancave të dyshuara narkotike, një shumë e konsiderushme e parave dhe një thikë”.
“Po ashtu, pas verifikimit i njëjti ka rezultuar se ishte edhe në kërkim policor. Ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit 48 orë, ndërkohë që është iniciuar rast për veprat “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “armëmbajtje pa leje””, thuhet në njoftimin e policisë.
The post Arrestohet një 28-vjeçar në Prishtinë – i kapen para, narkotikë e thikë appeared first on Klan Kosova.