Policia e Kosovës ka arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë.
I dyshuari me inicialet O. B., shtetas kosovar, u identifikua nga njësitë policore të stacionit Veriu dhe u intervistua në cilësinë e të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje, ndërsa ndaj tij u hap rast për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”, thuhet tutje në njoftimin për media.
The post Arrestohet një 18-vjeçar për të shtëna me armë në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.