Arrestohet një 16-vjeçar për vjedhje në kryeqytet

Arrestohet një 16-vjeçar për vjedhje në kryeqytet

Policia e Prishtinës ka arrestuar një të dyshuar 16-vjeçar për vjedhje në kryeqytet.

 Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi për Prishtinën, Enis Pllana.

Ai tha se ndaj të dyshuarit me inicialet A.B., i janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat janë sekuestruar dhe i janë rikthyer pronarit, raporton Klankosova.tv.

“Personi i dyshuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me rastin”, tha më tej Pllana.

The post Arrestohet një 16-vjeçar për vjedhje në kryeqytet appeared first on Klan Kosova.