Arrestohet në Vërmicë një person me armatim dhe pajisje ushtarake

Arrestohet në Vërmicë një person me armatim dhe pajisje ushtarake

Një person është arrestuar në Vërmicë pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar  një pushke automatike, me 3 karikatorë me 68 copa municion, një pistoletë me karikator me 20 fishekë, një pushkë ajrore me 10 fishekë, dy thika, një palë rroba ushtarake pa shenja(emblema), një maskë ushtarake dhe një çantë ushtarake.

Policia bën të ditur përmes raportit se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

The post Arrestohet në Vërmicë një person me armatim dhe pajisje ushtarake appeared first on Klan Kosova.