Wednesday, March 11, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet në Tiranë 32-vjeçari i dënuar në Itali me mbi 8 vjet...

Arrestohet në Tiranë 32-vjeçari i dënuar në Itali me mbi 8 vjet burg, pritet ekstradimi i tij

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Bledar Barsan është dënuar nga Gjykata e Ankonës me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas parashikimeve të ligjit penal të Italisë, shkruan Abcnews.al.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT