Një person i kërkuar është dërguar në vuajtje të dënimit prej tre vjet burgim për veprat penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i kërkuar me inicialet L.C. është arrestuar në Suharekë.
“Me 28.02.2025,rreth orës 10:20 min në Suharekë është arrestuar i kërkuari L.C 25 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren/Dega në Suharekë kishte lëshuar Urdhëresat, ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren/Dega në Suharekë, për veprën penale ‘Vjedhje’ dhe ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>