Një i dyshuar i kërkuar në lidhje me një sulm në të cilin dy tifozë suedezë të futbollit u qëlluan për vdekje në Bruksel në vitin 2023, u arrestua në Malaga, tha të shtunën policia spanjolle.
Dy suedezë u qëlluan dhe një u plagos kur një sulmues hapi zjarr përpara një ndeshjeje midis Suedisë dhe Belgjikës në tetor 2023.
Viktimat ishin një burrë rreth 70 vjeç nga rajoni i Stokholmit dhe një burrë tjetër rreth 60 vjeç që jetonte jashtë vendit, tha në atë kohë Ministria e Jashtme e Suedisë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>