Thursday, February 26, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet në Shkodër 22 vjeçari i dënuar me 10 vite burgim për...

Arrestohet në Shkodër 22 vjeçari i dënuar me 10 vite burgim për vjedhje dhe armë

Si rezultat i kontrolleve intensive të krera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, shkruan Abcnews.al.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT