Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë arritur ta arrestojnë një person i cili dyshohet për tri vepra penale.
I dyshuari F.M., 32-vjeç nga Prishtina dyshohet për veprat penale “vjedhje e rëndë”, ku i njëjti është dërguar në paraburgim.
“Personi i dyshuar është F.M., 32 vjeç, nga Prishtina. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin nga prokurori përgjegjës, dhe i njëjti është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, policia tha se veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, duke respektuar procedurat ligjore dhe standardet profesionale të policisë.
The post Arrestohet në Prizren 32-vjeçari nga Prishtina, dyshohet për tri vjedhje të rënda appeared first on Klan Kosova.