Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar XH.V., i dyshuar për vjedhjen e rreth 9 kilogramëve ari nga një argjendari, në vlerë 1 milion euro.
Gjatë bastisjes në banesën e tij, u sekuestruan gjithashtu një armë pa leje, një diamant, një BMW X6 dhe një banesë në lagjen Tophane, vlera e së cilës arrin rreth 110 mijë euro.
Prokurori i shtetit do të paraqesë brenda afatit ligjor kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, ndërsa pasuria e sekuestruar do të mbahet nën urdhër të përkohshëm ndalimi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


