Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar më 7 mars 2026, rreth orës 09:30, në rrugën “Selami Pulaha” në Prishtinë.
Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, zyrtarët policorë kanë ndaluar Fuat Islamin, i cili pas verifikimit në sistem ka rezultuar se ndaj tij ekzistonin dy urdhër-arreste aktive.
Pas njoftimit të gjyqtarit që kishte lëshuar urdhër-arrestet, është rekomanduar që i njëjti të dërgohet në mbajtje.
I dyshuari është shoqëruar nga policia dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen sipas vendimeve të gjykatës.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


