Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik shqiptar ka shënuar një zhvillim të rëndësishëm, në Liban është arrestuar 49-vjeçari Fadi Alwan, shtetas palestinez, i cili dyshohet se rreth dy muaj më parë vrau me thikë vajzën e tij, Rayan Alwan, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë.
Arrestimi i tij u realizua si pjesë e një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe libaneze, me ndërmjetësimin e Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit. Qëllimi është ekstradimi i tij në Shqipëri, ku ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ngjarja ndodhi në muajin shkurt të këtij viti, ku 49-vjeçari dyshohet se kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me vajzën e tij. Krimi është cilësuar si “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, një vepër penale e rëndë sipas Kodit Penal shqiptar.
Edhe pse Shqipëria dhe Libani nuk kanë një marrëveshje bilaterale për ekstradimin, palët po referohen në një konventë ndërkombëtare për të mundësuar kthimin e Alwan në Shqipëri dhe përballjen e tij me drejtësinë.
Aktualisht, autoritetet po vijojnë procedurat ligjore ndërkombëtare dhe bashkëpunimi me Interpol-in për të finalizuar ekstradimin e të dyshuarit.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);