Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Istog, pasi dyshohet se ndalonte automjete në mënyrë të paautorizuar dhe paraqiste sjellje agresive.
Pas arrestimit, mjekët kompetentë kanë kryer kontrollin shëndetësor të personit. Ndërkohë, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka bastisur vendin ku qëndronte i dyshuari dhe ka sekuestruar, një armë automatike AK-47, dy karikatorë, dhe 55 fishekë të kalibrit 7.62 mm, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
The post Arrestohet në Istog një person për ndalje pa leje të automjeteve – i sekuestrohen armë e municion appeared first on Klan Kosova.