Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë një 26-vjeçar, F.D., banues në Laç, i dyshuar për dy vjedhje të kryera në qytetin e Laçit brenda një harku kohor prej 24 orësh, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas kallëzimit për vjedhjen e një automjeti tip “Mercedes-Benz”, Policia organizoi hetimet dhe lokalizoi makinën në Mamurras, ku kapën autorin në tentativë për ta shitur në një qark tjetër.
Gjithashtu, rezultoi se F.D. kishte thyer xhamin e një automjeti tjetër në pronësi të shtetasit B.K., duke vjedhur disa sende nga brenda.
Pas veprimeve procedurale, 26-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Lezhës për procedim të mëtejshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!