Një polic i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Bërnjak.
Kështu mëson Klankosova.tv nga burime brenda policisë, të cilat thanë se i njëjti është arrestuar në orët e pasdites.
Se një person është arrestuar në Bërnjak e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ndonëse i njëjti nuk mundi të konfirmojë nëse i arrestuari është polic.
“Policia kufitare në Bërnjak e ka ndalur një person i cili në veturë kishte 20 fishekë të kalibrit 9mm”, tha Elshani për Klankosova.tv.
Elshani tutje u shpreh se pas arrestimit, i dyshuari, shtetas i Serbisë, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
The post Arrestohet në Bërnjak një polic i Serbisë, iu gjeten 20 fishekë appeared first on Klan Kosova.