E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportArrestohet maskota në Turqi, tentoi të rrahte arbitrin

Arrestohet maskota në Turqi, tentoi të rrahte arbitrin

Ekipi i Basketbollit të Göztepe ka prezantuar maskotën e tij të re, K’ANKA, gjatë ndeshjes kundër Kocaeli Kağıtspor në Kategorinë e Dytë të Basketbollit të Turqisë.

Ndeshja, që u zhvillua në Kompleksin Sportiv Atatürk në Bornova, u shoqërua me tensione. Gjatë ndeshjes, K’ANKA kishte një përplasje me gjyqtarin, transmeton klankosova.tv

Sipas a2cnn, përpjekjet për të qetësuar situatën nga ana e policisë nuk kishin sukses, dhe K’ANKA u përfshi në një debat me ta. Si rezultat i ngjarjeve, maskota u arrestua dhe u mor në pyetje nga autoritetet.

Pas përfundimit të hetimeve, K’ANKA u lirua. Göztepe, që kthehet në parket pas 20 vitesh mungesë në ligë, humbi ndeshjen me rezultatin 78-70.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT