Një 38-vjeçar nga Kosova u arrestua në pikën kufitare të Morinës, nën dyshimin se tentoi të trafikonte një armë zjarri në Shqipëri.
Sipas Policisë së Shqipërisë, i dyshuari tentoi të trafikonte edhe një veturë “BMW” të vjedhur në Gjermani.
Gjatë operacionit u arrestua edhe një 34-vjeçar nga Prishtina, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


