Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas në Zvicër

Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas në Zvicër

Një 24-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Embrach, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut gjatë një përleshjeje në stacionin e trenit, mbrëmjen e së premtes.

Sipas Policisë Kantonale të Zurich, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50. Viktima është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar rreth dy orë më vonë në kantonin Schwyz.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin dhe rrethanat e plota të incidentit, ndërsa përkohësisht është kufizuar qasja në stacionin e trenit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT