Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet i dyshuari që plagosi tre persona në Deçan (FOTO)

Arrestohet i dyshuari që plagosi tre persona në Deçan (FOTO)

Policia ka arrestuar të dyshuarin që plagosi me armë zjarri tre persona në Deçan.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur për Klankosova.tv se në vendin e ngjarjes u sekuestrua  një armë, një karikator dhe nëntë fishekë.

Ndërkohë, tre viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Pejës.

“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”.

“Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT