E hënë, 4 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestohet i dyshuari për vjedhje të një traktori në Sfeçël të Podujevës

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të një traktori në Sfeçël të Podujevës

Pas hetimeve të zhvilluara, më 02.08.2025 është arrestuar një person i dyshuar (mashkull/kosovar), nën akuzën se kishte vjedhur një traktor në fshatin Sfeçël të Podujevës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, vjedhja kishte ndodhur më datë 25 korrik.

“Sfeqël, Podujevë / 25.07.2025 – 02:10  Më 02.08.2025 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari m/k pasi i njëjti dyshohet se kishte vjedhur një traktor nga ankuesi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv

 

The post Arrestohet i dyshuari për vjedhje të një traktori në Sfeçël të Podujevës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT