Arrestohet hajni “famëkeq” i motoçikletave në Prizren

Dy të arrestuar për tentim vrasje në Caravik të Klinës

Është arrestuar një 31-vjeçar nga fshati Zhur i Prizrenit, nën dyshimin se kishte vjedhur disa motoçikleta,

I dyshuari S.G., sipas policisë, ka kryer pesë raste të vjedhjeve gjatë muajit shtator, transmeton Klankosova.tv.

Policia, me autorizim verbal të Prokurorit kujdestar, ka kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Po ashtu, organet e rendit bëjnë të ditur se të gjitha motoçikletat e vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve legjitimë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të çështjes është ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë duke vazhduar në drejtim të ndriçimit të rasteve të tjera të mundshme që lidhen me këtë person.

The post Arrestohet hajni “famëkeq” i motoçikletave në Prizren appeared first on Klan Kosova.