I dyshuari me inicialet B.T. është arrestuar të premten, pasi gjatë periudhës 1 korrik deri më 19 gusht ka kryer disa raste të vjedhjeve në banesa dhe objekte banesore në qytetin e Ferizajt.
Në njoftimin e policisë thuhet se, nga hetimet në zhvillim, është vërtetuar se 28-vjeçari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4,220 euro, të cilat më pas i kishte shitur te persona të tjerë, duke i informuar se ishin të vjedhura.
“Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve legjitimë. Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, G.B., 33 vjeç, dhe B.H., 25 vjeç, është iniciuar rasti penal ‘Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale’, pasi kanë pranuar se ishin në dijeni për origjinën e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.T. është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.
/ Klankosova.tv
The post Arrestohet ferizajasi, shkaktoi vjedhje në banesa mbi një muaj appeared first on Klan Kosova.