Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për grabitjen e ndodhur në një barnatore në qytetin e Pejës.
Sipas komunikatës për media, është njoftuar se dy persona kishin hyrë në barnatore dhe kishin marrë një shumë parash nga arka, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur, transmeton Klankosova.tv.
Policia kishte arrestuar personin e parë të dyshuar me 22.06.2025.
The post Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për grabitje në një barnatore në Pejë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.