Arrestohet edhe një oficer korrektues nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, shkak arratisja e Radimiroviqit

Arrestohet edhe një oficer korrektues nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, shkak arratisja e Radimiroviqit

Një zyrtar tjetër i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë (oficer korrektues) është arrestuar dhe pezulluar nga puna në lidhje me arratisjen e të burgosurit serb, Gjorgje Radimiroviq, më 7 gusht të këtij viti.

Radimiroviq, i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës, është dënuar me 14 vite e 6 muaj burgim për veprat penale “vrasje”, “falsifikim dokumentesh” dhe “përdorim narkotikësh”.

Pas arratisjes së tij, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar menjëherë edhe katër zyrtarë të tjerë të Qendrës së Paraburgimit, përfshirë drejtuesit kryesorë. Në mesin e personave të pezulluar janë drejtori i burgut, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues.

Pezullimin e këtyre zyrtarëve e ka konfirmuar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhu, e cila bëri të ditur se janë pezulluar gjithsej drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues.

Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa Policia e Kosovës është në kërkim të të arratisurit. /Klankosova.tv

Ikja e të burgosurit, ShKK pezullon drejtorin e burgut në Mitrovicë dhe tre zyrtarë tjerë

The post Arrestohet edhe një oficer korrektues nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, shkak arratisja e Radimiroviqit appeared first on Klan Kosova.