R.A, është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga hetuesit policor.
36-vjeçari dyshohet për vepren “Shtytje në zjarrvënie”.
Klankosova.tv mëson se i njëjti dyshohet se ka shtyrë të tjerët për ta djegur klubin e njohur të natës “Gate”, incident ky i cili ka ndodhur në shkurt të vitit të kaluar.
Ai është i dyshuari i katërt i arrestuar lidhur me rastin në fjalë.
R.A, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


