Arrestohet e mitura në Podujevë, sulmoi një tjetër

Foto ilustruese

Është arrestuar një e mitur në Podujevë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një tjetër.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, derisa motivet për sulm ende nuk janë bërë të njohura, transmeton Klankosova.tv.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër e mitur, nën dyshimin se për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

The post Arrestohet e mitura në Podujevë, sulmoi një tjetër appeared first on Klan Kosova.