E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizArrestohet e dyshuara në Mitrovicë për spiunazh

Arrestohet e dyshuara në Mitrovicë për spiunazh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”.

Në njoftim të PSRK-së tutje thuhet se e njëjta, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale, është ndaluar në afat prej 48 orësh dhe për momentin nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarës, me qëllim të sigurimit edhe të provave tjera materiale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498