Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim të rëndë trupor”.
E gjitha ndodhi pas një incidenti gjatë ndalimit të një qytetari për kundërvajtje në trafik, transmeton klankosova.tv
Zyrtari është suspenduar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
The post Arrestohet dhe suspendohet polici në Prizren, dyshohet për dhunë ndaj një qytetari appeared first on Klan Kosova.