Një çift britanik rreth të shtatëdhjetave është arrestuar nga talebanët në Afganistan.
Peter Reynolds, 79 vjeç dhe gruaja e tij Barbie, 75 vjeç, po ktheheshin në shtëpinë e tyre në Bamiyan më 1 shkurt kur u arrestuan.
Ãifti ka drejtuar projekte trajnimi në Afganistan për 18 vjet dhe vajza e tyre, Sarah Entëistle, tha për BBC se nuk kishte dëgjuar nga prindërit e saj për më shumë se dy javë.
Nuk dihet saktësisht se për çfarë u arrestuan çifti, por projektet e drejtuara prej tyre përfshijnë një trajnim për nënat dhe fëmijët, i cili me sa duket ishte miratuar nga autoritetet lokale, pavarësisht një ndalimi nga talibanët për gratë që punojnë dhe arsimimin për vajzat më të vjetra se 12 vjeç.
Ãifti, i cili fillimisht u takua në Universitetin e Bath, u martua në Kabul në vitin 1970. Që nga viti 2009 ata kanë drejtuar projekte trajnimi në pesë shkolla në Kabul dhe një projekt në Bamiyan duke trajnuar nënat dhe fëmijët.
Ndërsa kthimi i talebanëve në pushtet në gusht 2021 bëri që shumica e stafit të tyre të largohej â së bashku me shumicën e perëndimorëve â zoti dhe zonja Reynolds këmbëngulën të qëndronin në vend.
Pas arrestimit, çifti fillimisht mundi të mbante lidhje me katër fëmijët e tyre me mesazhe. Familja e dinte që prindërit e tyre mbaheshin nga ministria e brendshme dhe u siguruan prej tyre se ishin “mirë”.
Tre ditë më vonë, megjithatë, tekstet u ndalën. Fëmijët nuk kanë dëgjuar asgjë që atëherë, shkruan BBC, trasnmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>