Wednesday, April 1, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet 67-vjeçari në Lushnjë pasi ngacmoi seksualisht një të mitur

Arrestohet 67-vjeçari në Lushnjë pasi ngacmoi seksualisht një të mitur

Është arrestuar një 67-vjeçar nga Lushnja, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Policia në Fier ka bërë të ditur se Th.K., ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Th. K., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT