Një 55-vjeçar me inicialet K.A. është arrestuar në pikën kufitare të Durrësit, pasi tentoi të fuste në territorin e Shqipërisë 1000 fishekë për armë gjahu dhe rreth 20 mijë euro të padeklaruara.
Policia Kufitare gjeti fishekët dhe shumën e parave të fshehura në kabinën e kamionit që ai drejtonte. Të gjitha u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, përfshirë edhe pasaportën dhe telefonin e tij.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!