Policia Mallakastër ka ndaluar një 54-vjeçar, me inicialet M. M., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat e Mallakastrës, ndërsa hetimet janë në fazë paraprake.
Sipas burimeve zyrtare, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore, raporton euronews.albania.
Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!