E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestohet 40-vjeçari nga Kosova i dyshuar për trafikim droge, ishte shpallur në...

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova i dyshuar për trafikim droge, ishte shpallur në kërkim nga Finlanda

Një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike, është kapur nga policia kufitare në hyrje të Shqipërisë.

“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit, me inicialet SH. H., në Finlandë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT