E shtunë, 31 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestohet 33-vjeçari në Kavajë për disa vjedhje banesash – i gjenden sende...

Arrestohet 33-vjeçari në Kavajë për disa vjedhje banesash – i gjenden sende të vjedhura dhe drogë

Policia e Kavajës ka vënë në pranga 33-vjeçarin Klisman Harumi, i cili dyshohet të jetë autor i një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Kavajës dhe në fshatin Synej gjatë periudhës gusht 2024 – shkurt 2025, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga hetimet ka rezultuar se Harumi ka hyrë me qëllim vjedhjeje në të paktën tre banesa, nga të cilave ka marrë pajisje dhe sende me vlerë. Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, janë sekuestruar disa prej sendeve të vjedhura, një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis sativa, si dhe veshje që dyshohet të jenë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, transmeton EuroNews.

Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse Harumi është i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje. Materialet procedurale në lidhje me këtë rast janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT