E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizArrestohet 31-vjeçari nga Prizreni, është i dënuar me më shumë se 1...

Arrestohet 31-vjeçari nga Prizreni, është i dënuar me më shumë se 1 vit burgim

Policia e ka arrestuar 31-vjeçarin nga Prizreni për shkak se ishte i dënuar me një vit e 45 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se i njëjti është me inicialet A.A., dhe akuzohet për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “ Lëndim i lehtë trupor”.

“I arrestuari  A.A. (31 vjeçar)  fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT