Një 17-vjeçar është arrestuar në Vlorë gjatë një operacioni të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në lagjen “Pavarësia”, të miturit me iniciale D.M. iu gjetën 10 doza të dyshuara kokainë të paketuara në qese plastike, si dhe një sasi kanabisi e mbështjellë me letër alumini.
Lëndët narkotike janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa ndaj të miturit po vijojnë procedurat hetimore nga autoritetet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


