Arrestohet 16-vjeçari për vjedhje, sendet e vjedhura i rikthehen pronarit

news image

Njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operacionale kanë arritur arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

I dyshuari sipas Enis Pllanës, zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës është A.B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është kryer edhe kontrolle, ku të dyshuarit i janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat janë sekuestruar dhe i janë rikthyer pronarit”, ka konfirmuar Pllana, për Gazeta Sinjali.

Sipas tij, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/