E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizArrestohet 16-vjeçari në Dragash, vodhi 270 euro në “Xhaminë e Vjetër”

Arrestohet 16-vjeçari në Dragash, vodhi 270 euro në “Xhaminë e Vjetër”

Një 16-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e 270 eurove në dy raste në kasën e “Xhamisë së Vjetër” në Dragash.

Policia tha se pas veprimeve operative dhe hetimore, hetuesit kanë arritur që ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin e mitur N.R., i lindur më 2009 nga fshati Zlipotok të Dragashit.

“Ai është intervistuar në prani të punonjësve të Qendrës për punë Socialë  dhe avokatit , I dyshuari ka pranuar veprat për të cilat dyshohej, gjithashtu  në çantën e tij u gjetën  mjetet që përdorte gjatë vjedhjeve dhe një pjesë të parave që pranoi se ishin vjedhur, të cilat janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, policia tha se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Publik për të Mitur dhe i njëjti ka urdhëruar që lëndët të paraqiten me kallëzim penal në procedurë të rregullt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498