E shtunë, 31 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeArrestohen tre persona që dyshohet se rrahën një burrë me mjet të...

Arrestohen tre persona që dyshohet se rrahën një burrë me mjet të fortë në Ranillug

Përdorimi i dhunës fizike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbetet shqetësim serioz në vendin tonë, ku përplasjet shpeshherë përfundojnë me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Një rast i tillë është raportuar në komunën e Ranillugut, ku një burrë është sulmuar brutalisht nga disa persona dhe ka përfunduar me lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur më 16 maj rreth orës 01:40 të mëngjesit, pas një mosmarrëveshjeje që kishte shpërthyer mes disa personave.

Sipas informacioneve të Policisë, tre të dyshuar, N.A. (1998), M.A. (1993) dhe S.T. (1989), të gjithë meshkuj kosovarë nga fshati Ranillug, dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një burrë, duke e goditur me mjetë të fortë dhe shkaktuar viktimës lëndim të rëndë trupor.

Si pasojë e sulmit, viktima ka marrë lëndime të rënda trupore, Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta operative hetimore dhe, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, ka arritur që sot (27 maj) t’i arrestojë të tre të dyshuarit.

Tre të dyshuarit pas intervistimit në prezencë avokatëve mbrojtës me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT