Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona si të dyshuar për vjedhje në dy markete në Ferizaj, në rrugën “Enver Topalli” dhe tjetri në rrugën “Rexhep Bislimi”.
Në njoftimin e policisë thuhet në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë sekuestruar produktet ushqimore të vjedhura, me vlerë të përgjithshme rreth 1,700 euro.
Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policët hetues me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Të arrestuarit janë: M. G., 21 vjeç, L. B., 22 vjeç, si dhe B. A., 23 vjeç. /Klankosova.tv
The post Arrestohen tre persona për vjedhje në dy markete të Ferizajt appeared first on Klan Kosova.