Arrestohen pronarët e një auto-servisi në Mitrovicë, dyshohet se u përfshin në vjedhjen e një veture në Gjermani

Arrestohen pronarët e një auto-servisi në Mitrovicë, dyshohet se u përfshin në vjedhjen e një veture në Gjermani

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në Mitrovicë, pas pranimit të një informate nga ILEC, lidhur me një rast të dyshuar për vjedhje të veture.

Njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, pronarë të një auto-servisi në Mitrovicë. Të njëjtit dyshohen se janë të përfshirë në një rast të vjedhjes së një veture që besohet të jetë vjedhur në Gjermani, transmeton Telegrafi.


“Njësitet policore pas pranimit të informatës (nga ILEC-u) lidhur me rastin, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-pronar të një auto-servisi në Mitrovicë, nën dyshimin se janë përfshirë në rastin e vjedhjes së veturës që dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani”, bëhet e ditur në njoftim.

Gjatë kontrollit në dy auto-servis janë gjetur dhe konfiskuar pjesë të ndryshme të veturës së vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/