Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohen se nga një kioskë kanë vjedhur boksa me cigare dhe një shumë të parave të gatshme.
Sipas policisë, të arrestuarit janë E.H., 41-vjeç dhe një grua, S.M., 39-vjeç, teksa gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 141 boksa me cigare.
“Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 4,700 euro. Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është inicuar procedurë penale për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Policia tutje tha se mbetet e vendosur dhe e përkushtuar që të sigurojë rend dhe ligj për çdo komunitet.
The post Arrestohen një burrë e një grua në veri, vodhën cigare e para appeared first on Klan Kosova.