E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
HomeShowbizArrestohen katër persona për vjedhje në dy restorante në Ferizaj

Arrestohen katër persona për vjedhje në dy restorante në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të cilat kanë ndodhur në fshatin Jezercë të Ferizajt.

Hetimet fillestare kanë mësuar se persona të panjohur kishin depërtuar me forcë në dy restorante, duke kryer vjedhje si më poshtë:

Në restorantin e parë janë vjedhur:

Tri televizorë dhe tri të tjerë janë dëmtuar (vlera rreth 6,000 euro).

Arka fiskale, një monitor dhe kabllo elektrike (vlera rreth 8,000 euro).

Është dëmtuar gjithashtu edhe dera e hyrjes.

Në restorantin e dytë janë vjedhur:

Një gjenerator elektrik (vlera rreth 1,400 euro).

Disa shishe alkoolike të ndryshme, vlera e të cilëve nuk dihet.

Policia njofton se më pas, pas një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, gjatë ditës së djeshme kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar, të cilët janë ndaluar për 48 orë.

Personat e arrestuar janë:

M.G. – 21 vjeç

L.B. – 22 vjeç – i dyshuar për vjedhje të rëndë

Xh.G. – 33 vjeç

G.H. – 32 vjeç i dyshuar për veprën penale “Blerje, pranim ose fshehja e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale”.

Gjërat e vjedhura janë sekuestruar përkohësisht nga policia.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT