Tuesday, April 7, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë në...

Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin se si punonjës të Postës së Serbisë, kanë shpërndarë në mënyrë “të paligjshme” dërgesa postare.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Petrit Fejza, shef i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

Ai bëri të ditur se me rastin janë marrë Krimet Ekonomike, dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Është e vërtetë janë kemi pranu informatë që dy persona janë duke shpërnda dokumentacione të ndryshme, vendime nga gjykatat, edhe ato janë prej shtetit të Serbisë, policia i ka ndalu, ka gjetë dokumentacion afër tyre., ka mbet që Krimet Ekonomike me hap rast. Të njëjtit janë liruar me procedurë të rregullt”, konfirmoi Fejza.

Nga institucionet e Republikës së Kosovës, Posta e Serbisë, si dhe institucione tjera paralele që veprojnë në vendin tonë e financohen nga shteti serb, konsiderohen ilegale. Mbyllja e tyre ka nisur në fillim të vitit 2024. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT