E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/arrestohen-dy-vushtrrias-e-ngacmuan-nje-vajze/Arrestohen dy vushtrrias, e ngacmuan një vajzë - Klan Kosova

https://klankosova.tv/arrestohen-dy-vushtrrias-e-ngacmuan-nje-vajze/Arrestohen dy vushtrrias, e ngacmuan një vajzë – Klan Kosova

Policia ka arrestuar dy persona të premten në Vushtrri , pasi dyshohet se me një automjet motorik me katër rrota, kishin përcjellë nëpër rrugë të ndryshme të qytetit të Vushtrrisë një vajzë gjë e cila kishte shkaktuar frikë dhe shqetësim te ankuesja.

Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se të dyshuarit u arrestuan pasi u bë kontrolli i vendbanimit të tyre.

“Këtij rasti, dyshohet se i ka paraprirë një incident i disa ditëve më parë në mes të familjes së të dyshuarve dhe bashkëshortit të ankueses, rast i cili është proceduar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë”.

“Pas intervistimit dhe veprimeve tjera hetimore, me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale ‘Ngacmim’, është sekuestruar mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale e gjithashtu me vendim të prokurorit”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, të dyshuarit A.G. 19-vjeҫar i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i mitur K.H. 17-vjeҫar është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

The post Arrestohen dy vushtrrias, e ngacmuan një vajzë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT