Arrestohen 2 persona, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e ndarë në doza, 4 aparate celularë dhe një automjet.
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në disa zona të qytetit dhe në akset rrugore, si rezultat i të cilave është goditur një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në aksin rrugor Novoselë–Vlorë, kanë ndaluar një automjet tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin B. K., 26 vjeç dhe pasagjer shtetasin E. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Shijak, Durrës.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 16.90 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e ndarë në doza. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 4 aparate celularë dhe automjeti, shkruan Abcnews.al.
Në përfundim të veprimeve procedurale, dy shtetasit u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


